Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Demantim nga Qumështorja VITA: Ministër, qiti rezultatet!

Press Online4 Gusht 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Qumështorja “VITA” ka reaguar pas konferencës për media të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, duke kërkuar publikimin e rezultateve të analizave të mostrave të produkteve të saj, për të cilat thotë se ende nuk janë bërë publike.

Në reagim, fabrika thotë se ministri gjatë konferencës ka paraqitur vetëm të dhëna që janë të qasshme në institucionet si Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, pa prezantuar informacione të reja.

Sipas tyre, rezultatet e analizave, të cilat kompania thotë se i pret prej 33 ditësh, nuk janë publikuar, pavarësisht pritjeve që kjo të ndodhte gjatë ditës së sotme.

“Ne jemi të bindur që të gjitha produktet tona janë të etiketuara në përputhje me dispozitat ligjore. Megjithatë, Ministria dhe AUV duhet t’i publikojnë menjëherë rezultatet e analizave të mostrave”, thuhet në reagim.

VITA ka kundërshtuar edhe deklaratat e ministrit lidhur me furnizimin me ujë dhe numrin e punëtorëve, duke theksuar se posedon leje ujore dhe impiant për trajtimin e ujërave të ndotura, ndërsa numri i punëtorëve, sipas saj, është i deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës, nën emrin “Abrazen LLC”.

Në fund të reagimit, Qumështorja ka garantuar se produktet e brendit të saj janë të prodhuara “100 për qind nga qumështi i freskët i fermerëve kosovarë” dhe i ka bërë thirrje ministrit të ndalë, siç i quan kompania, “shpifjet”, duke u informuar paraprakisht para deklarimeve publike. /Klankosova.tv

Previous ArticleSelin Bollati ndan dedikimin e veçantë për Dj Gimbon!
Next Article “Nga refugjat në prind i dy yjeve të hokejit”, historia frymëzuese e Jack Xhekajt në Kanada

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.