Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit, vendimi synon të krijojë më shumë hapësirë për negociata

Press Online27 Korrik 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar, për të dytën natë radhazi, sulmet ushtarake ndaj Iranit, ndërsa administrata e presidentit Donald Trump po i jep një mundësi diplomacisë për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas mediave amerikane, Uashingtoni po shqyrton nëse negociatat me Teheranin mund të çojnë drejt një marrëveshjeje, ndërsa presidenti Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme për veprim ushtarak, nëse bisedimet dështojnë.

Edhe Irani ka ndalur përkohësisht sulmet hakmarrëse ndaj bazave dhe aleatëve amerikanë në rajon, në një përpjekje për të krijuar hapësirë për dialog. Në qendër të negociatave mbetet ngushtica strategjike e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Ndërkohë, brenda administratës amerikane nuk mungojnë rezervat për një përshkallëzim të konfliktit. Sipas mediave, zëvendëspresidenti JD Vance dhe kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, gjenerali Dan Caine, i kanë shprehur presidentit Donald Trump shqetësimin se zgjerimi i operacioneve ushtarake kundër Iranit mund ta thellojë luftën në rajon. Diskutimet u zhvilluan gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan po shqyrtonte opsionet për hapat e ardhshëm ndaj Teheranit.

Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të zhvillojë bisedime në Uashington me presidentin Trump. Vizita vjen në një moment tensionesh të larta, ndërsa Tel Avivi vazhdon të mbështesë një qasje më të ashpër ndaj programit bërthamor dhe raketor të Iranit.

Sipas mediave amerikane, drejtues ushtarakë i kanë rekomanduar Shtëpisë së Bardhë të shmangë një konflikt të zgjatur, duke paralajmëruar se rezervat e disa armëve po pakësohen. Kjo duket se ka ndikuar në vendimin për të pezulluar përkohësisht sulmet, ndërsa përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet në rajon vijojnë.

/vizionplus.tv

Previous ArticleСе запали куќа на 84-годишен скопјанец на булевар „Словенија“
Next Article Thjesht dhe bukur, Kanita Suma shkëlqen me paraqitjen e fundit

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.