Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

ISHT obligon kompanitë e kredive të shpejta t’ua kthejnë qytetarëve mbi 140 milionë denarë

26 Nëntor 2026

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

26 Nëntor 2026

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare

Press Online10 Qershor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka shprehur dyshime se shtesat prej 100 eurosh të premtuara për punëtorët e sektorit privat mund të mos ekzekutohen fare, duke kërkuar sqarime publike nga Ministria e Financave dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti për vonesat në realizimin e pagesave. Gjithashtu ai përsëriti se shtesat prej 100 euro u miratuan për ekzekutim në kohë fushate.

Azemi në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se i është drejtuar publikisht institucioneve përgjegjëse pasi, sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar lidhur me afatin e shpërndarjes së mjeteve për punëtorët e sektorit privat.

“Punëtorët e sektorit privat gjithmonë dëmtohen kur janë në pyetje ndarjet financiare. Kjo shumë prej 100 eurosh është simbolike dhe nuk është diçka e madhe për t’u përmendur, por megjithatë është premtuar. Para zgjedhjeve, kryeministri, ministri i Financave dhe ministrat e tjerë dilnin vazhdimisht dhe tregonin hap pas hapi se ku kishin arritur procedurat. Tani zgjedhjet kanë përfunduar dhe jemi në ditën e tretë pa asnjë deklarim nga Qeveria. Askush nuk po thotë nëse mjetet do të ndahen pas një dite, dy apo një jave. Kjo është arsyeja pse kemi kërkuar sqarim publik”, tha Azemi.

Ai deklaroi se mungesa e informacionit po krijon dyshime serioze tek punëtorët dhe vetë sindikata.

“Mirë që janë bërë pagesat për pensionistët dhe kategoritë e tjera, por çfarë po ndodh me punëtorët e sektorit privat? Pse po ndodh kjo vonesë? Nuk jam i sigurt, por ekziston mundësia që këto mjete të mos ndahen fare. Ne e kemi thënë edhe para zgjedhjeve se qëllimi i këtyre pagesave dukej më shumë si përpjekje për të fituar vota sesa për të zbutur gjendjen sociale. Tani që zgjedhjet kanë kaluar, po shohim se kjo çështje nuk po trajtohet me urgjencën që kishte më herët”, u shpreh ai.

I pyetur nëse pret përgjigje nga Qeveria, Azemi tha se nuk beson se do të marrë ndonjë reagim personal, por insistoi se institucionet kanë obligim t’u japin llogari qytetarëve.

“Unë personalisht nuk pres që të më përgjigjen mua. Ata kanë obligim t’u përgjigjen punëtorëve të sektorit privat dhe të gjithë atyre njerëzve të cilëve u kanë kërkuar votën. Nuk kemi nevojë për përgjigje formale, por për veprim. Punëtorët po na kontaktojnë çdo ditë dhe po pyesin kur do t’i marrin këto mjete. Ne nuk dimë as datën dhe as kohën e ekzekutimit, prandaj kemi vendosur ta adresojmë çështjen aty ku e ka vendin. Kjo nuk duhet të neglizhohet dhe institucionet duhet të dalin sa më shpejt me një sqarim”, tha ai.

Sipas Azemit, edhe informacionet jozyrtare që ka marrë nuk japin siguri se procesi po ecën siç duhet.

“Nga informacionet jozyrtare që kemi, duket se disa persona përgjegjës po merren me këtë çështje, por fakti që askush nuk po del publikisht të tregojë nëse do të ketë vonesë apo jo, na bën të dyshojmë se diçka nuk është në rregull. Edhe mundësia që të mos ndahen fare këto mjete nuk mund të përjashtohet. Shpresoj që kjo të mos ndodhë, por mungesa e transparencës po krijon shumë pikëpyetje”, deklaroi ai.

Azemi e lidhi vonesën edhe me periudhën zgjedhore, duke thënë se para zgjedhjeve procedurat zhvilloheshin me ritëm shumë më të shpejtë.

“Para zgjedhjeve punohej natë e ditë për të proceduar vendimet dhe për të siguruar që këto mjete të ndaheshin. Tani kanë kaluar tri ditë dhe nuk ka asnjë lëvizje konkrete. Kjo të shtyn të mendosh se ndoshta këto pagesa janë përdorur si premtim elektoral dhe jo si masë e mirëfilltë sociale. Shpresoj të jem gabim, por faktet aktuale po krijojnë dyshime”, tha ai.

Duke folur për trajtimin e punëtorëve të sektorit privat, Azemi kritikoi dallimin mes përfitimeve të zyrtarëve publikë dhe atyre që, sipas tij, u janë premtuar punëtorëve.

“Ne kemi thënë që, në gjithë këtë ndarje, edhe në të kaluarën, edhe tani, punëtorët e sektorit privat të Kosovës, sepse, ne në një farë forme nuk trajtohemi si duhet dhe çka duhet. Paramendoni ju. Qeveritarët tanë, ministrat tanë, po shprehem kështu thjesht si fshatar, haram i qofshin. Që të gjithë, brenda një muaj dite, kanë marrë, ka dy paga, që i bie mesatarisht, një person i ka marrë 4000 euro, dhe këta punëtorët e sektorit privat të Kosovës, jo që i morën nga dy paga, por edhe kanë 100 euro që na i ndanë, domethënë ne sot nuk jemi të gatshëm me i marrë. Bëni një, një krahasim, domethënë, një ministër joni, një deputet i joni, ka marrë 40 herë më shumë mjete për një muaj ditë, sesa ne , që, ndoshta do t’i marrin ose s’do t’i marrin. Ai i ka marrë 4000 euro, ne i kemi marrë, s’i kemi marrë as nga 100 euro”, shtoi Azemi.

Ndërkaq Qeveria në detyrë në mbledhjen e mbajtur më 22 maj miratoi pakon “Inflacioni 2.0”, ku ndau nga 100 euro për pensionistët, sektorin privat, fëmijët e studentët, rriten edhe shtesat për lehonat.

Deri më tani shtesat nuk janë ndarë për studentët dhe sektorin privat.

Previous ArticleOmeragiç: Shkëndija nuk dëshiron ndihmë financiare nga FFM për rinovimin e stadiumit, nuk i lus
Next Article Non-paperi është i qartë — së pari ndryshimet kushtetuese, pastaj negociatat, thotë Rokas

Lajme të ngjashme

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Haxhiu nga Kuvendi kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

25 Nëntor 2026 KOSOVË

Shiroka Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, së bashku do të ngremë dolli në Bruksel

25 Nëntor 2026 KOSOVË

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

ISHT obligon kompanitë e kredive të shpejta t’ua kthejnë qytetarëve mbi 140 milionë denarë

Press Online26 Nëntor 2026 EKONOMI

Pas përpunimit të plotë të dokumentacionit nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, janë…

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Këngëtarja britanike Leigh-Anne Pinnock ka ndarë me ndjekësit përvojën e saj pas…

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Varrimi i mësuesit Halit Geci i vrarë nga forcat serbe në Llaushë…

Kina reagon ndaj tarifave të reja amerikane

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Kina paralajmëroi sot se mund të ndërmarrë “masat e nevojshme” pas njoftimit…

Komisionerja Kos vlerëson përparimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt BE-së

Press Online26 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, vlerësoi përparimin e Shqipërisë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.