Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

26 Nëntor 2026

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026

Kina reagon ndaj tarifave të reja amerikane

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Non-paperi është i qartë — së pari ndryshimet kushtetuese, pastaj negociatat, thotë Rokas

Press Online10 Qershor 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link
“Mesazhi më i rëndësishëm që doli nga samiti në Tivat është se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është i gjallë, dinamik dhe urgjent, ndërsa vendet kandidate nuk duhet ta humbin këtë mundësi”, deklaroi sot euroambasadori Michalis Rokas në Shtip. Sipas tij, nga non-paperi i propozuar nga Friedrich Merz dhe Emmanuel Macron, shihet qartë se hapi i parë që duhet të ndërmarrë Maqedonia e Veriut është miratimi i ndryshimeve kushtetuese.

“Mund të shohim qartë se bëhet fjalë për një dokument që përshkruan të gjithë hapat që duhet të ndodhin për të mundësuar fillimin e negociatave, por për realizimin e këtyre hapave, natyrisht, fillimisht duhet të zhvillohen negociatat. Edhe pse nuk jam ekspert për interpretimin e dokumenteve të tilla, mendoj se gjëja e parë që duhet të ndodhë është miratimi i ndryshimeve kushtetuese, në mënyrë që të mund të fillojnë negociatat. Në fakt, këtë e përcakton edhe vetë korniza negociuese e dakorduar në vitin 2022. Më pas, si hap i radhës vjen konferenca ndërqeveritare, pas së cilës fillojnë negociatat zyrtare. Jam i bindur se Republika e Maqedonisë së Veriut do të mund të avancojë shumë shpejt në rrugën e saj eurointegruese, në varësi të zbatimit të reformave si pjesë e agjendës”, deklaroi Rokas.

Ai tha se është i bindur se në momentin kur vendi do të fillojë të realizojë reformat me ritëm të përshpejtuar, veçanërisht ato në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe t’i përmbushë obligimet e marra në vitin 2022, procesi i integrimit do të përshpejtohet. Ai shtoi se nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë garanci se Kuvendi po punon për miratimin e ligjeve nga agjenda reformuese.

Rokas e vlerësoi vendin për harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe theksoi se me përmbushjen e reformave do të ndihen përfitimet nga fillimi i negociatave me BE-në. Si shembuj pozitivë ai përmendi Shqipërinë dhe Malin e Zi.

I pyetur lidhur me qëndrimin parimor të kryeministrit Hristijan Mickoski për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, Rokas u përgjigj se në politikë marrëveshjet duhet të respektohen dhe të zbatohen, si dhe të përmbushet një nga kushtet kryesore të BE-së, që janë marrëdhëniet e mira fqinjësore. (PressOnline.al)

Previous ArticleAzemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare
Next Article Rregulla të reja për diskotekat, kabaretë dhe apartamentet me qira – dyfishohen tarifat dhe gjobat

Lajme të ngjashme

Durmishi: Qytetarëve do t’u kthehen deri në 200 milionë denarë nga shoqëritë financiare

26 Nëntor 2026 EKONOMI

Andonovski: Maqedonia ka përfunduar dialogun teknik mbi “Roaming si në shtëpi”

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor 2026 EKONOMI

BE rikonfirmon perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor

26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Toshkovski: Femicidi nuk është statistikë, është dhimbje me emër e mbiemër

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 milion euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

25 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME
Lajmet e fundit

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Këngëtarja britanike Leigh-Anne Pinnock ka ndarë me ndjekësit përvojën e saj pas…

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Varrimi i mësuesit Halit Geci i vrarë nga forcat serbe në Llaushë…

Kina reagon ndaj tarifave të reja amerikane

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Kina paralajmëroi sot se mund të ndërmarrë “masat e nevojshme” pas njoftimit…

Komisionerja Kos vlerëson përparimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt BE-së

Press Online26 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, vlerësoi përparimin e Shqipërisë…

Zbulohen favoritët e Championsit sipas parashikimeve të “Opta”

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Superkompjuteri “Opta” i ka parashikuar favoritët e Ligës së Kampionëve për këtë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.