Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit të IHMK-së, vende-vende vranësirat mund të sjellin edhe riga të dobëta shiu, njofton Dukagjini.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 24 dhe 27 gradë Celsius.



