Remix i këngës “Mesazh”? Miri: Shoqëria jonë kishte ende nevojë për Dr Florin!

featured
Press Online
02 Qershor 2026, 18:12

Armir Shahini, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”. Këngëtari i njohur ka folur për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për raportet me ish-banorët si dhe për jetën tani pas daljes nga BBV. Po ashtu ai u ndal edhe tek karriera muzikore dhe projektet e shumta të West Side Family…

Ne jemi përpjekur që me artin tonë, me muzikën tonë, të japim mesazhe sociale për publikun, të japim sa më shumë dashuri që ne ta duam njëri-tjetrin.

Çfarë mendon se do të donte sot Dr. Flori nga ju si grup?

Që të vazhdonim para atë që kemi nisur bashkë të tre.

Nëse do kishe mundësi t’i thoje diçka Dr. Florit, çfarë do ishte?

Iku shumë shpejt. Kishim ende nevojë për të. Jo vetëm unë, por familja e tij, shoqëria shqiptare, shoqëria e industrisë muzikore, sepse ai nuk bënte muzikë vetëm për ne, por ai bënte muzikë edhe për të tjerët. Iku shumë shpejt.

Ka ardhur koha e remix-eve, keni menduar që të bëni remix ndonjë këngë tuajën, si “Mesazh”?

Ne e kemi menduar shpesh që këngën “Mesazh” ta ribëjmë, kanë ardhur të tjerë për ta ribërë. Kam përshtypjen që ajo këngë nuk ribëhet më. Ne kemi pasur mundësi që dhe ta ndryshojmë, që ta bëjmë pak edhe më moderne ose më për kohën, por nuk bëhet, ajo është ashtu. Sepse kam përshtypjen që ajo melodi, ai lloj orkestrimi, me zërat tanë të asaj kohe, është ajo që duhet.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.