DJ Gimbo dhe Selin Bollati publikojnë pamje nga projekti i tyre muzikor?

featured
Press Online
02 Qershor 2026, 20:13

DJ Gimbo është gati të prezantojë projektin e tij më të ri muzikor, një rikthim modern i këngës së njohur “Dj”, hitit që bëri bujë vite më parë nga Rezarta Shkurta.

Kënga, e publikuar rreth dy dekada më parë, mbetet një nga projektet më të njohura të muzikës shqiptare dhe vazhdon të kujtohet me nostalgji nga publiku.

Interesant është fakti se gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania, kënga u kthye në një nga kolonat zanore më të komentuara të historisë së tij me Selin Bollati, duke u lidhur shpesh me momentet dhe dinamikën e çiftit brenda shtëpisë.

Për t’i dhënë një frymë të re projektit, është realizuar edhe një videoklip, ku protagoniste shfaqet vetë Selin Bollati. Prania e saj në klip pritet të tërheqë edhe më shumë vëmendjen e fansave, të cilët kanë vazhduar të ndjekin nga afër historinë e çiftit edhe pas përfundimit të spektaklit.

Lansimi zyrtar i këngës dhe videoklipit është parashikuar për më 5 qershor, ndërsa DJ Gimbo ka shtuar kureshtjen e publikut duke publikuar në rrjetet sociale disa pamje ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve.

Ky remiks vjen në një moment kur interesimi për çiftin Gimbo-Selin mbetet i lartë, me fansat që presin me padurim të shohin rezultatin final të projektit që pritet të sjellë një kombinim mes nostalgjisë së hitit origjinal dhe një fryme moderne muzikore.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.