Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu dhe kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 20 deri në 25 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të bie në 7, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë 25 gradë.
Siç paralajmëroi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri në fund të javës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale. Të mërkurën do të ketë vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Të enjten në disa vende do të ketë reshje më të bollshme, dhe për shkak të depërtimit të ajrit të ftohtë nga veriu në male, do të ketë kushte që reshjet të shndërrohen në borë. Do të fryjë erë e moderuar deri e fortë veriore, ndërsa temperatura do të bie ndjeshëm. Të premten dhe gjatë fundjavës do të vazhdojë moti më i freskët, ndërsa temperatura e mëngjesit do të bjerë nën zero gradë.



