Deputetët e BDI-së dhe LSDM-së kanë paraqitur amendamente kundër propozimit të Qeverisë për shfuqizimin e Ligjit për koordinimin e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, pa ofruar një zgjidhje të re ligjore.
Deputeti Sali Murati, i cili ka dorëzuar katër amendamente, paralajmëron se shfuqizimi mund të krijojë boshllëk ligjor dhe paqartësi për punonjësit, arkivat dhe informacionet e klasifikuara.
Edhe LSDM kërkon që ligji ekzistues të përmirësohet, në vend që të shfuqizohet, duke theksuar se vetë MPB-ja e ka vlerësuar atë si të harmonizuar me standardet e BE-së dhe NATO-s.
Amendamentet do të shqyrtohen më 25 nëntor në Komisionin parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri.


