Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

20 Nëntor 2026

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri në tregjet financiare, duke siguruar 107.3 miliardë dollarë përmes ofertës publike fillestare (IPO) dhe shitjes private të aksioneve. Krijuesi i chatbot-it Claude ka rritur numrin e aksioneve të ofruara dhe çmimin e tyre përpara debutimit në bursën Nasdaq në Nju Jork. Aksionet janë ofruar me çmimin 83 dollarë secila, mbi parashikimin fillestar prej 70 deri në 78 dollarësh.

Në total, janë shitur 980 milionë aksione, duke gjeneruar 81.3 miliardë dollarë. Kësaj shume i shtohen edhe 26 miliardë dollarë nga shitja private e aksioneve te kompanitë e teknologjisë. Si rezultat, vlerësimi i përgjithshëm i Anthropic ka arritur në rreth 1.5 trilionë dollarë, duke e vendosur kompaninë mes emrave më të vlefshëm në tregun global.

Me këtë rezultat, Anthropic ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të SpaceX të Elon Musk, e cila kishte siguruar 86 miliardë dollarë gjatë daljes në bursë në muajin qershor. Suksesi i ofertës publike shihet si një tregues i rëndësishëm për të ardhmen e investimeve në inteligjencën artificiale, veçanërisht pas javëve të pasigurta për industrinë.

Anthropic, e themeluar vetëm pesë vite më parë nga ish-punonjës të OpenAI, është dalluar për zhvillimin e chatbot-it Claude dhe për fokusin e saj në ofrimin e zgjidhjeve të inteligjencës artificiale për bizneset.

Kompania ka bërë të ditur se deri në fund të shtatorit kishte afro 12 mijë klientë që gjeneronin të paktën 100 mijë dollarë të ardhura secili gjatë një periudhe 12-mujore.

Megjithatë, zgjerimi i shpejtë shoqërohet edhe me kosto të larta. Sipas të dhënave të publikuara nga kompania, rreth 9 miliardë dollarë janë shpenzuar për kapacitetet kompjuterike dhe infrastrukturën vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit. Shqetësime mbeten gjithashtu humbjet financiare, konkurrenca në tregun e inteligjencës artificiale dhe investimet e mëdha në qendrat e të dhënave.

Në dokumentet e ofertës publike, Anthropic ka paralajmëruar edhe për rreziqet që mund të sjellë zhvillimi i modeleve gjithnjë e më të avancuara të inteligjencës artificiale, duke theksuar se aftësia e shoqërisë për t’i menaxhuar këto rreziqe mund të mbetet pas ritmit të zhvillimit teknologjik.

Previous ArticlePas shkarkimit të Veliajt, Rama mbledh të shtunën socialistët e Tiranës, nisin përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit!
Next Article Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Lajme të ngjashme

Misteri i pikave të kuqe në univers, shkencëtarët zbulojnë çfarë mund të fshihet pas tyre!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht…

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

YouTube po përgatit rivalin e Instagramit/Zbulohet aplikacioni sekret Tamba!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda!

18 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

WhatsApp teston hapësirën e vet të sigurt për kopjet rezervë të bisedave në Android!

18 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Skandali te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera në treg pas skandalit të spiunazhit!

18 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI
Lajmet e fundit

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

Press Online20 Nëntor 2026 EKONOMI

Doganierët nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë Shkupi 3 parandaluan një përpjekje…

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

Press Online20 Nëntor 2026 EKONOMI

Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë, që është 942…

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

Press Online20 Nëntor 2026 EKONOMI

26.1% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë ndërmend të shpërngulen për…

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.