Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rast i rëndë në Gostivar: E mitura abuzohet dhe kërcënohet, publikohen pamje në rrjete sociale – arrestohet 29-vjeçari

Press Online28 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një vajzë e mitur nga Gostivari dyshohet se ka qenë viktimë e një rasti të rëndë përdhunimi dhe shantazhi, ndërsa autoritetet kanë arrestuar një 29 vjeçar, të dyshuar për ngjarjen. Sipas denoncimit në polici të bërë nga babai i vajzës së mitur, disa muaj më parë, në zonën e Gostivarit, vajza është ndaluar nga një person i panjohur i cili lëvizte me një automjet me ngjyrë të zezë. I dyshuari, sipas raportimit, kishte përdorur forcë fizike për të kryer përdhunim ndaj vajzës së mitur, duke e kërcënuar më pas atë dhe familjen e saj që të mos e denonconin rastin. Rasti është bërë edhe më shqetësues pasi më 22 prill 2026, në rrjetet sociale janë publikuar fotografi dhe video eksplicite të vajzës së mitur.

“Pas masave të ndërmarra, personi është gjetur dhe është kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe në një shtëpi tjetër në fshatin Raven të Gostivarit, ku ai qëndronte. Gjatë aksionit janë sekuestruar një laptop, një telefon celular, pajisje USB dhe sende të tjera që dyshohet se burojnë nga kjo vepër penale. I dyshuari aktualisht po mbahet në stacion policor për procedurë të mëtejshme.”; tha Zëdhënësi i MPB-së, së Tetovës, Fatmir Rexhepi.

Një rast tjetër i rëndë ka ndodhur edhe në Shkup, ku Sektori i Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj personit me inicialet J.M. 58 vjeçar nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përdhunim ndaj fëmijës nën moshën 15 vjeçare”. Sipas prokurorisë, me 15 prill, 58 vjeçari ka kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një vajze 13-vjeçare nga Shkupi dhe të njëjtën e ka fotografuar. Pas masave të ndërmarra nga nëpunësit policorë nga Njësiti për Krime kundër dhunës në SPB Shkup, personi është privuar nga liria dhe të dyshuarit i janë konfiskuar një telefon celular dhe një automjet pasagjerësh. Nga gjykatësi i procedurës paraprake të denoncuarit i është caktuar masa e paraburgimit./ Alsat.mk

Previous ArticleNominim kokë më kokë, ja kush u largua nga Ferma Vip
Next Article Paradite mot me diell, pasdite shi dhe bubullima

Lajme të ngjashme

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Pas shumë vitesh bllokim, zgjidhet çështja e tokës për objektin e ri të BFI-së në Kala të Shkupit

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Opozita kundërshton shfuqizimin e ligjit për koordinimin e shërbimeve të sigurisë

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

25 vjet kundër, por sot për Ahmetin federalizimi i Maqedonisë mund të jetë zgjidhje

19 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.