Kuvendi i Kosovës të hënën mbajti një seancë plenare kushtuar çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri, në prag të skadimit të afatit kushtetues për përmbylljen e këtij procesi.
Në rend dite ishte “diskutimi lidhur me zgjedhjen” e kreut të shtetit, ndërsa seanca u zhvillua në një moment kritik për institucionet, teksa vendi po i afrohet afatit të fundit të përcaktuar me Kushtetutë.
Në këtë seancë nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët bojkotuan diskutimin.
E marta përbën afatin përfundimtar për zgjedhjen e presidentit. Në rast se procesi dështon, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Seanca pritet të fillojë sot në orën 10:00.
Në rast se palët nuk dakordësohen për pasardhësin e Vjosa Osmanit, Kuvendi do të shpërndahet dhe brenda 45 ditësh Kosova do të zhvillojë zgjedhje të reja parlamentare.



