Zbulohen 41 saksi me kanabis në Aerodrom, arrestohet një 50-vjeçar

featured
Press Online
21 Prill 2026, 11:12

Gjatë një kontrolli në Shkup, policia ka gjetur drogë dhe kultivime të kanabisit, ndërsa një person është arrestuar, informon PressOnline.al

Sipas informacioneve nga MPB, dje në Shkup, në territorin e komunës Aerodrom, zyrtarët policor nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria V.V. (50) nga Shkupi.

Gjatë bastisjes në banesën e tij, me urdhër paraprak gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar 41 saksi me bimë kanabisi, lëndë pluhur, marihuanë, kapsula, reflektorë, enë për kultivimin e bimëve, etj.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj V.V. do të paraqitet kallëzim penal përkatës.(PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter