Nuk është lajm i mirë që një qeveri nën drejtimin e Rumen Radev të jetë në kontekstin e kërkimit të një zgjidhjeje për të dalë nga ky ngërç në të cilin ndodhemi prej katër-pesë vitesh, deklaroi Ilija Dimovski në emisionin „Top Tema“ në TV Tellma, përcjell PressOnline.al
“Rumen Radev nuk ka kontribuar në asnjë mënyrë, edhe pse, le të themi, ka pasur një komunikim disi më intensiv me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, si dhe më parë me presidentin Stevo Pendarovski. Nuk pati asnjë shenjë, asnjë deklaratë, asnjë sinjal se Radev është i gatshëm të dalë nga konteksti i një politikani klasik bullgar në raportet me Maqedoninë. Por, në një kontekst të tillë, për fat të keq, kemi parë edhe shumë aktorë të tjerë politikë. Ndryshe nga skena maqedonase, në Bullgari ekziston një lloj konsensusi i heshtur ose i dakorduar lidhur me çështjen maqedonase”, tha Dimovski.
Sipas tij, deklaratat ndryshojnë vetëm në nuanca, varësisht se kush i jep ato.
“Këtu ekzistojnë disa opsione. E para, ndoshta më e rëndësishmja, është nëse dikush në BE, duke pasur parasysh shtetet kyçe si Franca dhe Gjermania, do të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi. Nëse nuk ka një presion të tillë nga Bashkimi Evropian ndaj Bullgarisë, nuk do të ketë zgjidhje. Bullgaria është komode, pasi ka të drejtën e vetos brenda BE-së. Ajo veto nuk do të hiqet kurrë. Pa presion nga Gjermania dhe Franca, Bullgaria nuk do ta ndryshojë qasjen e saj ndaj Maqedonisë, veçanërisht me një kryeministër në figurën e Rumen Radev”, vlerëson Dimovski, përcjell PressOnline.al



