Afrim Gashi: Tre deputetët e Ziadin Sela do të regjistrohen me emër të ri, tashmë veprojnë të ndarë nga “Fronti Evropian”

featured
Press Online
26 Mars 2026, 13:01

Deputetët nga krahu i Ziadin Selës tashmë më shumë se një muaj veprojnë të pavarur nga koalicioni “Fronti Evropian”, ndërsa Kuvendi është i gatshëm t’i evidentojë edhe zyrtarisht me një emër të ri, konfirmoi sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

“Ata tashmë janë deklaruar se veprojnë veçmas pasi u ndanë nga Fronti Evropian. Sapo të përcaktojnë emrin e ri të grupit të tyre dhe ta dorëzojnë zyrtarisht tek ne, ne do ta regjistrojmë. Më pas, të gjithë deputetët e tjerë do të njoftohen se ata tre deputetë që tani e tutje do të veprojnë nën atë emër”, sqaroi Gashi, përcjell PressOnline.al

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.