20 mars – Dita Ndërkombëtare e Fatit: Kërkoje fatin me Lotarinë Shtetërore!

featured
Press Online
19 Mars 2026, 09:30

Fati është një dëshirë universale, ndërsa 20 marsi – Dita Ndërkombëtare e Fatit – është një kujtesë se secili duhet të besojë në të dhe t’i japë një shans që ta befasojë.

Dëshmi se ia vlen të besosh në fat janë fitimet dhe momentet e gëzimit e emocionit që krijojnë lojërat e fatit të Lotarisë Shtetërore. Çdo ditë, përmes Loto 7 dhe Xhokër, Keno, Topthat me Fat, Lotarisë Instant dhe lojërave online, Lotaria Shtetërore e shndërron shpresën në histori fituesish të vërtetë.

Fati është në majë të gishtave – dhe kjo nuk është vetëm metaforë. Gjatë vitit të kaluar, fituesve nga qytete të ndryshme të vendit u janë dhënë makina, motorë elektrikë, banesa dhe fitime milionëshe, duke e kthyer fatin në realitet për shumëkënd. Me Lotarinë Shtetërore, çdo biletë, çdo kombinim, çdo lojë është një mundësi për një histori të re fituese.

Po sikur ajo histori të jetë pikërisht sot në duart tuaja? Një moment, një gërvishtje, një hedhje shorti mund ta shndërrojë rutinën e përditshme në një përjetim të paharrueshëm.

Fatin nuk duhet ta presim – duhet ta kërkojmë. Dhe me lojërat e fatit të Lotarisë Shtetërore, ai është kudo rreth nesh.

Këtë 20 mars, dhurojini vetes një moment emocioni. Kërkojeni fatin me Loto, Xhokër, Keno, Topthat me Fat, Lotarinë Instant ose lojërat online të Lotarisë Shtetërore.
Nëse dëshironi ta ndani gëzimin – dhuroni zarfin “Fati Plus” me bileta instant dhe jepuni më të dashurve një mundësi për një fitim të madh.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter