Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

23 Nëntor 2026

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Vulat e ASH-së, Gjykata Themelore vendosi në favor të Taravarit, reagon Sela

Press Online18 Mars 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Gjykata e Tetovës vendosi sot që vulat e partisë, Aleanca për Shqiptarët, t’i takojnë Arben Taravarit. Për këtë vendim reaguan dhe ASH e Ziadin Selës. Sipas krahut të Selës, ky vendim konfirmon se Taravari është shërbëtori I sistemit të kapur që punon kundër shqiptarëve dhe ASH-së.

Reagimi i plotë:

Vendimi i sotëm i sistemit gjyqësor vetëm se konfirmoi atë që ne kemi thënë vazhdimisht, që Arben Taravari është shërbetor i këtij sistemi të kapur që punon kundër shqiptarëve dhe kundër Aleancës për Shqiptarët.

Ne zhvilluam një betejë gjyqësore të bindur në të drejtën tonë edhe statutare edhe ligjore, por gjithmonë të vetëdijshëm se po përballemi me një sistem dhe një shërbëtor të rëndësishëm të këtij sistemi.Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që ky proces u stërzgjat për më shumë se dy vite, fakti që lënda u kthye dy herë radhazi dhe u trajtua tre herë në gjykatën themelore, një precedent që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që Gjykata e Tetovës del kundër vendimit të vetë që e solli dy herë radhazi paraprakisht dhe ky vendim ndryshohet pikërisht tani kur Arben Taravari sot nuk ka as gjysmën e anëtarëve dhe delegatëve që kishte në fillim të procesit. As atëherë nuk kishte shumicë, ndërsa sot nuk i ka ngelur as gjysma e asaj pakice që kishte atëherë.Në moment të fundit u ndryshua gjykatësi në Gjykatën Themelore në Tetovë dhe nga shqiptar u vendos një maqedonas, e meqë kjo punë shkoj në dorë të një gjykatësi maqedonas, është e ditur se kënd e kanë ata në shërbim të tyre.

Të gjitha këto dëshmojnë se vendimi gjyqësor është politik, është atentat ndaj një partie politike shqiptare që për vite ishte faktor kryesor në skenën politike në vend dhe mbrojtës i fuqishëm i kauzës kombëtare shqiptare.

Tani do të pasojë edhe hapi i fundit i gjithë këtij skenari, ashtu siç paralajmëroi vasali i këtij sistemi, ribrendimi dhe zhdukja e emrit të shtrenjtë e të pastër ALEANCA PËR SHQIPTARËT. Ky ka qenë qëllimi që në ditën e parë të këtij skenari.Por, ne nuk dorëzohemi! Aleanca për Shqiptarët janë aktivistët, anëtarët, luftëtarët e vërtetë të kauzës, ata që ruajnë idealin dhe misionin kombëtar që nga themelimi. Sot jemi edhe më të motivuar se kurrë më parë për të vazhduar betejën tonë, PËR SHQIPTARËT dhe ME SHQIPTARËT.

Ne do ta ankimojmë në Gjykatën e Apelit këtë vendim dhe do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të luftuar e për të ruajtuar shtëpinë tonë që u themelua dhe u ngrit me sakrificë, por edhe me gjak, me mund e me djersë, të thelemuesve dhe aktivistëve, të gjithë atyre shqiptarëve me të cilët ndajmë të njëjtat ideale.– Aleanca për Shqiptarët –Ziadin Sela, kryetar.

Previous ArticleISHT: S’ka rritje drastike, çmimet janë stabile në Maqedoni
Next Article Nikolloski: Saveski do të jetë i pari që do të vendosë drejtësi në vend, nuk guxon besimi qytetar në gjyqësorë të ngelet dy për qind

Lajme të ngjashme

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sherri për dëmet nga lopët përfundon me dhunë, lëndohet rëndë një 67-vjeçare

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Skiatorja Lara Colturi, e cila garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e…

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski hedh poshtë pretendimet…

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë sot në…

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë…

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Irani ka lëshuar më shumë dronë dhe raketa gjatë javës së fundit,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.