Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

23 Nëntor 2026

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kurti: Mbi 5.7 milionë euro investime në xhudo, përgjigje ndaj sukseseve

Press Online18 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në lagjen e kampionëve të botës nuk po vendosim vetëm gurthemel, por sot po vazhdojmë suksesin e xhudos së Kosovës përmes fillimit të punimeve për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos. Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Shefi i ekzekutivit tha se xhudoja është suksesi më i madh që e kemi ndërtuar dhe treguar si shtet në sport, teksa siç tha, rezultatet ndërkombëtare të xhudos vendore janë dëshmi e punës së përditshme dhe përkushtimit të vazhdueshëm.

“Kjo qendër ku ndodhemi tani është përuruar në shtator të vitit 2021, një pjesë e rrugës drejt medaljeve olimpike në Paris 2024 është shtruar pikërisht këtu. Pjesa tjetër është bërë në kushte më të vështira por me punë dhe përkushtim kjo ekip e jashtëzakonshme e xhudos ka sjellë medalje të arta olimpike nga Rio dhe  Tokio, me angazhimin e pandalshëm të Federatës së Xhudos për ta ngritur Kosovën edhe më lart në kuadër të programit Kosova shtet i xhudos, sot po nisim këtë investim të ri”, theksoi kryeministri Kurti.

Ai tutje tha se ky projekt përfshin palestër të re të xhudos me standarde ndërkombëtare dhe objekt multifunksional, që përfshin akomodim, pishinë, sallë fitnesi dhe restorant.

“Projekti do të krijojë kushtet që xhudoja e Kosovës të vazhdojë punën përpara, të forcojë rolin e saj si qendër stërvitore në Evropë dhe njëkohësisht të kontribuojë në zgjerimin dhe ngritjen e sportit, turizmit dhe ekonomisë në vendin tonë”, nënvizoi Kurti.

Ai tha se në hapësirat e palestrës së re të xhudos do të zhvillohen edhe garat e sporteve luftarake në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030.

“Investimet në kuadër të programit ‘Kosova shtet i xhudos’ përfshirë edhe këtë projekt në vlerë mbi 5.7 milionë euro janë përgjigje ndaj suksesit dhe rezultateve që xhudoja i ka sjellë Kosovës”, tha Kurti.

Agron Kuka: Kjo qendër hap mundësi të reja për sportin dhe shtetin

Ndërkaq, president i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka tha se kjo qendër hap mundësi më të mëdha për zhvillimin e sportit si dhe promovon shtetin e Kosovës.

“Gurthemeli gjithmonë e ka simbolikën e fillimit të diçkajeje, që në mes e ka shpresën. Shpresën për një jetë më të mirë, shpresën për një mundësi më të madhe, e në disa raste shpresën e mbijetesës. Para plot 30 vitesh, pak metra nga këtu, ka qenë babai im që ka vendosur një gurthemel. E ai ka qenë gurthemeli i mbijetesës. Po, ka qenë mbijetesa e sportit fisnik të xhudos pas uzurpimit të palestrave publike nga okupuesi serb. Dhe pas çlirimit, në po atë vend, vazhdoi puna e madhe e sakrifica për përfaqësimin e shtetit tonë, gjithandej botës deri në arritjet kulminante që deri tani numërojnë 5 medalje olimpike, dhjetëra evropiane e botërore, e qindra të tjera ndërkombëtare”, tha kreu i Federatës së Xhudos.

Ai tha se pas suksesit të xhudos së Kosovës përveç që i gjithë komuniteti ndërkombëtar i sportit u njoftua me potencialin e një shteti të ri, po ashtu u ngrit edhe kureshtja se çka qëndron pas kësaj.

“Dhe kjo kureshtje u shua në vitin 2021, ku shkëlqeu emri i Driton Toni Kukës, si trajneri më i mirë në Evropë dhe botë, i shpallur nga federata evropiane dhe ajo botërore. E ky gurthemel po vendoset për mundësi më të mëdha, si në zhvillimin e sportit po ashtu edhe në promovimin e vendit tonë, përmes organizimit të aktiviteteve trajnuese e garuese ndërkombëtare. Njëra nga to do të jetë dhe organizimi i garës prestigjioze të Lojërave Mesdhetare në sportin e xhudos dhe sportin e karatesë”, shtoi ai.

Driton Kuka: Investimet rrisin përgjegjësinë për më shumë suksese

Ndërkaq, trajneri kampion, Driton Toni Kuka tha se fjalët e tij më shumë flasin në arenat e garave se sa para foltoreve, në raste të tilla si kjo e ceremonisë së vënies së gurthemelit.

“Kjo është një ditë me shi, por edhe herën e kaluar kur e kemi ndërtuar këtë palestër ka qenë me shi, por duket se është një ditë me bereqet. Kjo qendër që do të ndërtohet do t’ i shërbejë gjeneratave të reja për t’u ngritur, e sidomos trajnerëve të ri sepse e kemi filluar me një palestër të vogël që është ndërtuar nga familja jonë. Por aty janë ndërtuar tri të arta olimpike, teksa kemi vazhduar në këtë palestër edhe me dy medalje olimpike e shumë medalje tjera”, tha Toni Kuka.

Ai tha se si komunitet i xhudos mundohen që çdo investim t’ia kthejnë shtetit shumëfish më shumë me suksese.

“Kjo që po investohet në xhudo krijon përgjegjësi, krijon përkushtim më të madh të të gjithë sportistëve dhe gjithë trajnerëve”, nënvizoi ai.

Previous ArticleCentrali bërthamor i Bushehrit në Iran goditet nga një “predhë”
Next Article Hoxha: Heqja e masave të BE ndaj Kosovës kontribuon në rindërtimin e besimit

Lajme të ngjashme

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Skiatorja Lara Colturi, e cila garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e…

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski hedh poshtë pretendimet…

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë sot në…

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë…

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Irani ka lëshuar më shumë dronë dhe raketa gjatë javës së fundit,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.