Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Honor po përgatit një telefon me bateri 13,500 mAh?

23 Nëntor 2026

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran goditet nga një “predhë”

Press Online18 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Centrali i vetëm i energjisë atomike në Iran është goditur nga një predhë e paidentifikuar, ka thënë operatori rus i centralit, duke shtuar se nuk ka pasur të lënduar apo rrjedhje rrezatimi.

Kjo është hera e parë që centrali bërthamor i Bushehrit goditet që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Kompania shtetërore Rosatom tha në një postim në Telegram se sulmi ndodhi “më 17 mars, në orën 18:11 sipas kohës së Moskës”.

“Një sulm është kryer në territorin ngjitur me ndërtesën e shërbimit metrologjik, e vendosur në hapësirën industriale të centralit bërthamor Bushehr, në afërsi të menjëhershme të njësisë së energjisë në funksion”, thuhet në njoftim.

“Situata e rrezatimit në platformë është normale”, tha Rosatom, duke shtuar se nuk ka pasur viktima në mesin e punonjësve të saj.

Në përgjigje, International Atomic Energy Agency bëri thirrje për “përmbajtje maksimale”.

“Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, rithekson thirrjen për përmbajtje maksimale gjatë konfliktit për të parandaluar rrezikun e një aksidenti bërthamor”, tha agjencia në një postim në X.

Bushehri është centrali i vetëm bërthamor i Iranit. I vendosur në bregdetin verior të Gjirit Persik, ai furnizohet me uranium të prodhuar në Rusi, jo në Iran, dhe monitorohet nga IAEA.

Ndërkohë, mediat lokale izraelite raportuan më 18 mars se të paktën dy persona janë vrarë nga një sulm me raketa iraniane në Izrael, teksa Irani ka vazhduar të lëshojë raketa dhe dronë nëpër Lindje të Mesme.

Ky raportim vjen një ditë pasi u konfirmua vrasja e Ali Larijanit, një nga figurat më të fuqishme të Iranit dhe një njeri i besueshëm i udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një sulm ajror në kryeqytetin Teheran.

Ngushtica e Hormuzit – nëpër të cilën kalon një e pesta e transporteve botërore të naftës – vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të sulmeve kundër anijeve.

Presidenti amerikan, Donald Trump u kishte bërë thirrje shteteve në gjithë botën që të ndihmojnë në rihapjen e rrugëve detare për transport të naftës.

Por, së fundi ai tha se Shtetet e Bashkuara janë informuar nga shumica e aleatëve të tyre në NATO se nuk duan të përfshihen në operacionin ushtarak të vendit në Iran.

Ndërkohë, Joseph Kent, kreu i Qendrës Kombëtare Kundërterrorizmit të Shteteve të Bashkuara, tha se po jep dorëheqje për shkak të operacionit ushtarak në Iran.

Sulmet e Iranit ndaj shteteve lidere për prodhim të naftës së papërpunuar nëpër rajonin e Gjirit kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të çmimeve të energjisë në shumë shtete./rel

Previous Article“Bashkëpunëtor i ngushtë i Khameneit”, Izraeli: Vramë ministrin iranian të Inteligjencës
Next Article Kurti: Mbi 5.7 milionë euro investime në xhudo, përgjigje ndaj sukseseve

Lajme të ngjashme

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026 GLOBI

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

23 Nëntor 2026 GLOBI

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Honor po përgatit një telefon me bateri 13,500 mAh?

Press Online23 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Honor ka vazhduar të rrisë kapacitetet e baterive në telefonat e saj…

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Skiatorja Lara Colturi, e cila garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e…

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski hedh poshtë pretendimet…

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë sot në…

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.