Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026

Në 1 muaj në Angli 30 shqiptarë të dënuar për shitje droge: Rekrutohen përmes TikTok-ut, rroga 2100 paund në javë

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Bashkimi Evropian ka refuzuar draftin e fundit të deklaratës përfundimtare të Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike, COP31, që po mbahet në Turqi, për shkak të mungesës së një reference të qartë ndaj karburanteve fosile.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri irlandez i Klimës, Darragh O’Brien, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Turqi – më e gjata e mbajtur ndonjëherë – nuk arriti të dakordohet për një deklaratë përfundimtare, pasi disa grupe vendesh, përfshirë BE-në, e refuzuan paktin përfundimtar të paraqitur nga bashkëkryesuesit.

O’Brien theksoi se dokumenti nuk përmban asnjë referencë të drejtpërdrejtë për karburantet fosile dhe as për tranzicionin drejt largimit prej tyre.

“Është e papranueshme që të kemi një akt për klimën që nuk përmend karburantet fosile dhe as tranzicionin drejt largimit prej tyre”, deklaroi ai.

Mungesa e kësaj reference ka shtuar pasigurinë për arritjen e një konsensusi mes delegacioneve pjesëmarrëse në konferencë, e cila synon të përcaktojë angazhimet e vendeve për kufizimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike.

Mosmarrëveshjet lidhen kryesisht me kërkesën për përfshirjen në deklaratën përfundimtare të angazhimeve për largimin gradual nga nafta, gazi dhe qymyri. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga disa vende prodhuese të naftës, përfshirë Arabinë Saudite.

Negociatat vijuan edhe gjatë së dielës, ndonëse konferenca ishte parashikuar të përfundonte të premten.

Zgjatja e bisedimeve e ka kthyer këtë samit në konferencën më të gjatë të OKB-së për klimën deri më tani.

Përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse vijojnë përpjekjet për të gjetur një formulim të pranueshëm për të gjitha palët dhe për të arritur një marrëveshje mbi deklaratën përfundimtare.

Previous ArticleNë 1 muaj në Angli 30 shqiptarë të dënuar për shitje droge: Rekrutohen përmes TikTok-ut, rroga 2100 paund në javë
Next Article Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

Lajme të ngjashme

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

Rutte: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

22 Nëntor 2026 GLOBI

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

Press Online22 Nëntor 2026 SPORT

Xhudoja kosovare ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Elvira Ukaj…

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Bashkimi Evropian ka refuzuar draftin e fundit të deklaratës përfundimtare të Konferencës…

Në 1 muaj në Angli 30 shqiptarë të dënuar për shitje droge: Rekrutohen përmes TikTok-ut, rroga 2100 paund në javë

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

30 trafikantë shqiptarë droge janë burgosur në Mbretërinë e Bashkuar vetëm brenda…

Toshkovski: Pas Kosovës dhe Serbisë, “One Stop” tashmë kemi edhe me Shqipërinë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Përfitimet e “One Stop” tashmë janë të dukshme, theksoi ministri i Punëve…

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës së tij sot në Maqedoninë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.