Mediat iraniane: Djali i Ali Khameneit zgjidhet Lideri i ri Suprem

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Djali i Ayatollah Ali Khamenei-t, Mojtaba Khamenei, është zgjedhur si Lideri i ri Suprem në Iran, njoftojnë mediat e huaja.

Zgjedhja e tij vjen ndërsa trupa me 88 klerikë është nën ndikimin e fraksioneve të forta brenda regjimit iranian, veçanërisht Gardës Revolucionare Islamike.

Mojtaba Khamenei, i lindur në 1969 në Mashhad, ka qenë për dekada një figurë kyçe brenda strukturave të sigurisë dhe politike të Iranit, duke pasur lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe milicinë Basij.

Ai ka marrë edukim fetar në Qom dhe ka shërbyer më parë si pjesëtar i Gardës Revolucionare, duke u angazhuar në mënyrë aktive në çështje të sigurisë dhe politikës së brendshme të vendit.

Kujtojmë se nga sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, më 28 shkurt, mbeti i vrarë lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.

/vizionplus.tv

Mediat iraniane: Djali i Ali Khameneit zgjidhet Lideri i ri Suprem
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter