Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Trump: Britania e Madhe nuk duhet t’i dorëzojë Ishujt Chagos

Press Online18 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar kryeministrit të Britanisë së Madhe, Keir Starmer të mos ia dorëzojë Ishujt Chagos Mauritiusit, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se kishin miratuar marrëveshjen.

Në një postim në “Truth Social”, presidenti i SHBA-së tha se Starmer do të bënte “një gabim të madh” nëse do të vazhdonte me planet për të dorëzuar ishujt – të cilët ishin shtëpia e një baze të përbashkët ushtarake SHBA-Britani e Madhe.

Sipas planeve, BM-ja do të merrte me qira bazën në Diego Garcia nga Mauritiusi me një kosto prej 35 miliardë paundësh (47,3 miliardë dollarë) gjatë shekullit të ardhshëm.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) tha dje se mbështeste vendimin e Britanisë së Madhe, për të vazhduar me marrëveshjen e saj me Mauritiusin në lidhje me arkipelagun Chagos.

Por, në postimin e tij, Trump tha se qiratë nuk ishin “të mira”, duke shtuar se baza mund të ishte e nevojshme për një sulm ndaj Iranit.

“Starmer nuk duhet të humbasë kontrollin ndaj ishullit Diego Garcia në Oqeanin Indian, duke hyrë në një Kontratë Qiraje, në rastin më të mirë, 100-vjeçare”, tha Trump.

“Kjo tokë nuk duhet t’i merret Britanisë së Madhe dhe, nëse lejohet, do të jetë “një plagë” për Aleatin tonë të Madh”, shtoi ai.

“Ne do të jemi gjithmonë të gatshëm dhe të aftë të luftojmë për Britaninë e Madhe, por ata duhet të mbeten të fortë përballë “Wokeism-it” (qëndrimeve progresive), dhe problemeve të tjera që u dalin përpara. Mos e jepni Diego Garcian”, tha presidenti amerikan.

Trump tha se kryeministri britanik po “humbiste kontrollin mbi këtë ishull të rëndësishëm nga pretendimet e entiteteve të panjohura më parë”.

Ishujt Chagos kanë qenë subjekt i një mosmarrëveshjeje për sovranitet prej disa dekadash – pasi atyre nuk iu dha pavarësia së bashku me pjesën tjetër të Mauritiusit në vitin 1965.

Popullsia e ishullit u dëbua, më pas nga arkipelagu për t’i hapur rrugë bazës dhe është organizuar një fushatë e gjatë për të drejtën e kthimit.

Postimi i Trump përfaqëson ndryshimin e fundit të qëndrimit të tij lidhur me marrëveshjen e Ishujve Chagos.

Më herët në shkurt, ai i kishte mbështetur propozimet, duke thënë se marrëveshja e Starmer ishte “më e mira”.

Previous ArticleVatikani refuzon ftesën e Trump në Bordin e Paqes: Krizat duhet t’i menaxhojë OKB-ja
Next Article Si ndryshojnë nevojat ushqyese me moshën? Ekspertët tregojnë çfarë i duhet trupit në çdo fazë të jetës!

Lajme të ngjashme

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026 GLOBI

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

23 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026 GLOBI

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026 GLOBI

Rutte: Vendet e NATO-s përballen me kërcënime në rritje, aleatët duhet të forcojnë mbrojtjen

23 Nëntor 2026 GLOBI

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

23 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në…

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që…

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti sot thirrjen që Ukraina të anëtarësohet në…

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Qeveria daneze po përgatit ndalimin e telefonave inteligjentë në shkolla, duke filluar…

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Zv.kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.