Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Dy të vdekur dhe një i lënduar nga orteku në alpet e Italisë

Press Online16 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Dy skiatorë humbën jetën dhe një tjetër u lëndua të dielën, kur një ortek i madh ndodhi në anën italiane të Alpeve, në zonën e Mont Blanc, pranë kufijve me Francën dhe Zvicrën.

Sipas Shërbimit Italian të Shpëtimit Malor, të paktën tre skitarë u përfshinë nga orteku që ndodhi në mëngjes në Courmayeur, në rrugën e njohur freeride “Couloir Vesès” në zonën Val Vény.

Një nga skitarët u transportua në spital në gjendje kritike, por më pas ndërroi jetë nga plagët e marra. Në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit morën pjesë 15 shpëtimtarë, tre ekipe me qentë e trajnuar për ortekë dhe dy helikopterë.

Courmayeur, me rreth 2.900 banorë, ndodhet rreth 200 km në veri-perëndim të Milanit dhe është një nga vendet që do të presin garat e Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina.

Të njëjtën ditë, një person tjetër u mbulua pjesërisht nga një ortek në rajonin Trentino, por u shpëtua nga shokët e tij.

Sipas Shërbimit Italian të Shpëtimit Malor, gjatë javës së kaluar 13 skitarë jashtë pistave, alpinistë dhe shëtitës malorë kanë humbur jetën në male italiane brenda një jave, nga të cilët 10 u vranë nga ortekët e shkaktuar nga shtresat jashtëzakonisht të paqëndrueshme të borës.

Reshjet e fundit dhe erërat e forta kanë krijuar kushte veçanërisht të rrezikshme në të gjithë harkun alpin që shtrihet në kufijtë e Italisë, Francës, Zvicrës dhe Austrisë, paralajmëron shërbimi italian i shpëtimit.

Previous ArticleBanori shpërthen në BBV Radio, live nga shtëpia, për banorin më të fortë: “Ka karakter të shëmtuar… i ka mbaruar loja!”
Next Article Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, nesër vazhdon seanca për sulmin në “Ibër Lepenc”

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.