Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, nesër vazhdon seanca për sulmin në “Ibër Lepenc”

Press Online16 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Seanca e lënë në gjysmë vitin e kaluar, në rastin kundër të akuzuarve për sulmin terrorist në Ibër Lepenc do vazhdojë të hënën.

Në këtë rast janë tre të akuzuar për sulmin terrorist që ndodhi në nëntor të 2024.

Jovan Viqentijeviq i cili është i akuzuar për spiunazh, së bashku me vëlluan Dragisha Viqentijeviq akuzohen edhe për rrezikim të rendit kushtetues e armëmbajtje pa leje.

Për veprën e fundit i akuzuar është edhe Igor Dimoviç.

Pas refuzimit të kërkësës së avokatit të Jovan Viqentijeviq, që të përjashtohet prokurori që hetoi këtë rast, Bekim Kodraliu, seaca e shqyrtimit fillestar është caktuar për të hënën e 16 shkurtit.

“E di se ndoshta nuk u pëlqen hetimi që unë kam zhvilluar në këtë rast por i njoftojë palët që sulmi terrorist ka qenë sulm profesional, dhe ka qenë i koordinuar në mënyrë të përsosur”, ka theksuar  Bekim Kodraliu – Prokuror.

Në fillim të këtij viti, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka refuzuar kërkesën e avokatit, për përjashtim nga rasti penal.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special nga rasti penal në fjalë është refuzuar”.

Në seancën që pritet të mbahet nesër, do të lexohet aktakuza ndaj të akuzuarve, e më pas secili ka të drejtë të deklarohet rreth fajësisë nëse e pranon apo jo. Për shpërthimin që ka ndodhur më 29 nëntor të 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut Prokuroria speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për këtë rast në më 9 dhjetor të 2025 ndaj tre personave.

Për këtë aktakuzë, ekspertizë është kryer edhe nga Byroja Federale amerikane e Hetimit, FBI, duke dhënë prova të forta që lidhin të akuzuarit me sulmin terrorist.

Ky ishtë sulmi i dytë terrorist në Kosovë, pas atij që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të 2023.

Edhe për atë rast tre persona janë duke u gjykuar, por që shumë të tjerë përfshirë edhe kreun e grupit, Milan Radoiciq vazhdojnë të jenë në arrati e të pa kapshëm nga institucionet e drejtësisë.

Previous ArticleDy të vdekur dhe një i lënduar nga orteku në alpet e Italisë
Next Article Rei Manaj “çmend” tifozët e Sivaspor, realizon dy gola brenda 4 minutash në barazimin dramatik 3-3

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.