Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

SHBA përgatitet për operacione ushtarake disa javore kundër Iranit nëse Trump jep urdhrin

Press Online15 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ushtria amerikane po përgatitet për mundësinë e operacioneve të zgjatura, që mund të zgjasin disa javë, kundër Iranit, nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendos të urdhërojë një sulm.

Kështu kanë bërë të ditur dy zyrtarë amerikanë për Reuters, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së planifikimeve.

Sipas tyre, një ndërhyrje e tillë do të ishte shumë më serioze sesa përplasjet e mëparshme mes dy vendeve dhe do të rriste ndjeshëm tensionet në kohën kur po zhvillohen përpjekje diplomatike mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Të martën, të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritet të zhvillojnë bisedime me përfaqësues iranianë në Gjenevë, me Omanin në rolin e ndërmjetësit. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar se arritja e një marrëveshjeje me Iranin është “shumë e vështirë”, edhe pse Trump preferon një zgjidhje diplomatike.

Ndërkohë, SHBA-ja ka shtuar praninë ushtarake në Lindjen e Mesme. Pentagoni ka dërguar një aeroplanmbajtëse shtesë në rajon, mijëra trupa, avionë luftarakë dhe anije me raketa të drejtuara, duke rritur kapacitetet për sulme dhe mbrojtje.

Trump, duke folur pas një aktiviteti ushtarak në Karolinën e Veriut, ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimit të regjimit në Iran, duke thënë se “kjo do të ishte ndoshta gjëja më e mirë që mund të ndodhte”. Ai nuk specifikoi se kë do të preferonte në krye të Iranit.

Sipas zyrtarëve amerikanë, ndryshe nga operacioni i vitit të kaluar kundër objekteve bërthamore iraniane – i njohur si “Midnight Hammer” – i cili ishte një sulm i vetëm me bombardues strategjikë, këtë herë po shqyrtohet një plan shumë më kompleks dhe i zgjatur.

Në rast të një fushate të vazhdueshme, SHBA-ja mund të godasë jo vetëm infrastrukturën bërthamore, por edhe objektet shtetërore dhe të sigurisë të Iranit. Zyrtarët theksojnë se Uashingtoni pret kundërpërgjigje nga Teherani, çka mund të çojë në sulme dhe kundërsulme të ndërsjella për një periudhë të gjatë.

Ekspertët paralajmërojnë se rreziku për forcat amerikane do të ishte shumë më i madh, pasi Irani posedon një arsenal të fuqishëm raketash dhe mund të godasë baza amerikane në rajon.

SHBA-ja ka baza ushtarake në disa vende të Lindjes së Mesme, përfshirë Jordaninë, Kuvajtin, Arabinë Saudite, Katarin, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë.

Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar se në rast sulmi ndaj territorit iranian, do të godasë çdo bazë amerikane në rajon, raporton Reuters.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht me bombardime ndaj Iranit për shkak të programit bërthamor dhe raketor, si dhe për shtypjen e kundërshtarëve të brendshëm. Ai ka paralajmëruar se alternativa ndaj diplomacisë do të ishte “shumë traumatike”.

Ndërkohë, Irani ka deklaruar se është i gatshëm të diskutojë kufizime në programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve, por ka përjashtuar lidhjen e kësaj çështjeje me programin raketor.

Në të njëjtën kohë, figura opozitare iraniane Reza Pahlavi ka deklaruar se një ndërhyrje ushtarake amerikane mund të “shpëtojë jetë” dhe ka bërë thirrje që SHBA-ja të mos zgjasë shumë negociatat me udhëheqjen fetare të Iranit.

Previous ArticleGreta e ka synimin e qartë: Dua të bëhem moderatore ose prezantuese! Më pëlqejnë spektaklet e humorit!
Next Article Rama konfirmon pjesëmarrjen në marshin e 17 shkurtit, Trafiku Urban pa pagesë të martën

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.