Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike. Shumë surpriza e të pathëna janë të rezervuara për ju!
Një ditë pas 28-vjetorit të Top Albania Radio-s, rikthehet BBV – Live nga shtëpia, me protagonistë banorët e “BBV5”. Personazhet më të komentuar të momentit vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri, aty ku Top Albania Radio ka ngritur studio radiofonike. Mos e humbisni këtë takim deri në orën 18:00.
Moderatorë e të ftuar, banorët janë ndarë në panele. Mali dhe Greta përballë pyetjeve të Stenaldos dhe Shëndritit.
Stenaldo: Greta vjen nga bota TV, por dua të di se si i ndryshon aspiratat pjesëmarrja në BBV?
Greta: “Kam marrë pjesë në konkurese bukurie në Itali, Turqi dhe Shqipëri. Bukuria brenda shpirtit. Vendosa të rij në Shqipëri, më pëlqen këtu, ndihem në shtëpinë time…
Kur bëra Missin në Itali më pyetën nga vjen? Nga mbiemri… Aty kuptova se duhet të jem në vendin tim! Babai im është fanatik i shqipes, i jam mirënjohëse, por ka qenë fanatik edhe ndaj botës TV. Por tani ka ndryshuar, është kthyer në suportues. Nga BBV do doja mundësi të reja, hapësirë në ekranet e TV shqiptare… Mund të bëj moderatoren, prezantuesen… Më pëlqejnë edhe programet e humorit, aktrimi…. Do doja një mundësi!



