Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

22 Nëntor 2026

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Bruno Retailleau do të kandidojë për president në Francë, në zgjedhjet e vitit 2027

Press Online12 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kreu i partisë “Republikanët”, Bruno Retailleau, pritet të shpallë zyrtarisht sot kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 në Francë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një mesazhi drejtuar disa deputetëve të partisë së tij.

Ish-ministri i Brendshëm theksoi se vendimin e ka marrë “pas reflektimi të thellë”, duke vlerësuar se “ka ardhur koha që familja e tij politike t’u tregojë francezëve një rrugë të re”, të bazuar te rendi, mirëqenia dhe krenaria kombëtare franceze.

Retailleau, 65 vjeç, deputet me profil konservator, shërbeu si ministër i Brendshëm gjatë viteve 2024–2025, fillimisht në qeverinë e kryeministrit Michel Barnier dhe më pas nën François Bayrou. Ai u rikthye në detyrë kur Sébastien Lecornu mori postin e kryeministrit në tetor të kaluar, por dha dorëheqjen pak kohë më vonë, duke shprehur mospajtim me disa nga vendimet e kreut të qeverisë.

Sondazhet aktuale tregojnë se Retailleau e ka të vështirë të arrijë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Edhe pse ka ndjekur një linjë të ashpër ndaj emigracionit dhe ka theksuar rritjen e dëbimeve si dhe luftën kundër krimit të lidhur me trafikun e drogës gjatë kohës në Ministrinë e Brendshme, ai pritet të përballet me konkurrencën e fortë të Marine Le Pen dhe Jordan Bardella, të cilët renditen lart në sondazhe.

Pas largimit nga qeveria, Retailleau ka kritikuar ashpër ekzekutivin, veçanërisht për lëshimet që, sipas tij, kryeministri Lecornu ka bërë ndaj Partisë Socialiste për të siguruar miratimin e buxhetit të vitit 2026 pa rrëzuar qeverinë.

Retailleau pritet të bëjë një deklaratë në rrjetet sociale më vonë gjatë mbrëmjes dhe më pas të japë një intervistë për edicionin informativ të kanalit televiziv TF1.

Previous ArticleShqipëria mëson kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve
Next Article Aktorja Bisha padit qeverinë e Shqipërisë: Ministrja e AI ka fytyrën dhe zërin tim

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

8 PRESSonline (www.pressonline.al / www.pressonline.mk / www.pressonline.com.mk) nisi rrugëtimin e tij më…

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy komunitete lokale në Peru kanë marrë një vendim me anë të…

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar banorët e qytetit Brookline, në Massachusetts…

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.