Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Presidenti iranian akuzon Trumpin, Netanyahun dhe udhëheqësit evropianë për nxitjen e tensioneve gjatë protestave

Press Online31 Janar 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti iranian, Masoud Peskov, tha të martën se udhëheqësit amerikanë, izraelitë dhe evropianë shfrytëzuan problemet ekonomike të Iranit duke nxitur trazira dhe duke u dhënë njerëzve mjetet për të “shpërbërë kombin” gjatë protestave të fundit.

Protestat dyjavore mbarëkombëtare, të cilat shpërthyen në fund të dhjetorit për shkak të një krize ekonomike të shënuar nga inflacioni i lartë dhe rritja e kostove të jetesës, janë qetësuar pas shtypjes së përgjakshme nga autoritetet që ka vrarë të paktën 6,563 persona, përfshirë 6,170 protestues dhe 214 forca sigurie, sipas grupit të të drejtave të njeriut HRANA me seli në SHBA.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi,  i tha CNN Turk se 3,100 persona u vranë, përfshirë 2,000 anëtarë të forcave të sigurisë.

“Udhëheqësit amerikanë, izraelitë dhe evropianë u përpoqën të “provokonin, të krijonin përçarje dhe ofruan burime, duke tërhequr disa njerëz të pafajshëm në këtë lëvizje”, tha Pezheskian në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për protestuesit, duke thënë se SHBA-të janë të përgatitura të ndërmarrin veprime nëse Irani vazhdon të vrasë protestues.

Zyrtarët amerikanë thanë të premten se Trump po shqyrton opsionet e tij, por nuk ka vendosur nëse do ta sulmojë Iranin.

“Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe evropianët “shfrytëzuan problemet tona, provokuan dhe kërkuan – dhe ende kërkojnë – të përçajnë shoqërinë”, vuri në dukje Pezheskian.

“Ata i nxorën ata në rrugë dhe donin, siç thanë, ta shkatërronin këtë vend, të mbillnin konflikt dhe urrejtje midis njerëzve dhe të krijonin përçarje”, theksoi Pezheskian.

“Të gjithë e dinë se kjo nuk ishte vetëm një protestë sociale”, shtoi ai.

Vendet rajonale, përfshirë Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, po angazhohen në përpjekje diplomatike për të parandaluar një përballje ushtarake midis Uashingtonit dhe Teheranit.

SHBA-të kanë kërkuar që Irani të frenojë programin e tij të raketave nëse të dy vendet do të rifillojnë bisedimet, por Irani e ka refuzuar këtë kërkesë.

Ministri i Jashtëm iranian Araghchi i tha Turqisë se raketat nuk do të jenë kurrë objekt i ndonjë negociate.

Duke iu përgjigjur kërcënimeve të SHBA-së për veprime ushtarake, Araghchi shtoi se Teherani është gati ose për negociata ose për luftë, dhe se është gjithashtu gati të punojë me vendet e rajonit për të promovuar stabilitetin dhe paqen./vizionplus.tv

Previous ArticleSpalletti komenton përballjen e Juventusit ndaj Galatasarayt në Champions
Next Article Modelja e njohur FSHEH identitetin në garat me kuaj?!/Do të shokoheni kur të zbuloni arsyen!

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.