Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rojet që mbronin Maduron ranë në tokë dhe u doli gjak nga hunda! Trump zbulon për herë të parë armën sekrete të përdorur në Venezuelë

Press Online24 Janar 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi për New York Post se një armë e re sekrete, të cilën ai e quan “Shkatërruesi” (“The Disruptor”), ishte vendimtare për operacionin amerikan që çoi në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

Sipas Trump, kjo armë “bllokoi funksionimin e armëve të armikut” gjatë operacionit më 3 janar, kur helikopterët amerikanë hynë në Karakas për të arrestuar Maduron dhe gruan e tij, Cilia Flores.

“Shkatërruesi. Nuk më lejohet të flas për të,” tha Trump në një intervistë nga Zyra Ovale, duke shtuar se nuk dëshironte të jepte më shumë detaje, por konfirmoi përdorimin e armës në operacion.

Ai tha se forcat që mbronin Maduron nuk arritën të përdornin raketat e tyre, edhe pse, sipas tij, ato ishin sisteme armësh me origjinë ruse dhe kineze.

Dëshmitë nga Venezuela

Edhe pse detajet për “Shkatërruesin” nuk janë të shumta, dëshmitë nga Venezuela tregojnë se rojet e armatosur që mbronin Maduron ranë në tokë.

Atyre u doli gjak nga hunda dhe patën shqetësime të mëdha.

Një anëtar i ekipit të sigurisë së Maduron raportoi se “papritmas të gjitha sistemet e radarëve u fikën pa asnjë shpjegim”.

Menjëherë mbërritën helikopterët dhe rreth 20 ushtarë amerikanë.

I njëjti dëshmitar përshkroi se në një moment u aktivizua diçka që dukej si “valë shumë e fortë zanore”, duke shkaktuar dhimbje të forta, gjakderdhje dhe paaftësi për lëvizje tek të pranishmit, të cilët sipas tij nuk mund të qëndronin më as në këmbë pas efektit të saj.

Maduro, 63 vjeç, mbahet tani në një burg federal në Brooklyn, duke pritur gjykimin për akuza që lidhen me drogë dhe terrorizëm. Ndërkohë, detyrat e presidentit të përkohshëm të Venezuelës i ushtron ish-zëvendës presidentja e tij, Delcy Rodríguez.

Previous ArticleNjë grua me fustan të kuq në Bordin e Paqes
Next Article Policia gjen sërish armë, municion dhe eksploziv në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.