Në Lotarinë Shtetërore thonë se çdo javë në sportelet e tyre paraqiten disa fitues të çmimeve të mëdha nga lotaria e menjëhershme. Falë ofertës së pasur me lloje të ndryshme çmimesh në produkte dhe para, si dhe shumë fitoreve të mëdha që ofrojnë biletat “instant”, pothuajse çdo ditë vërtetohet se fati është kudo.
Në ofertën e gjerë ka banesa, automjete, motoçikleta elektrike dhe shpërblime në para deri në 10.000.000 denarë.
Lotaria e menjëhershme sot përbën një nga lojërat më të popullarizuara dhe më të qasshme të argëtimit për lojtarët në mbarë vendin. Me fondet e mëdha, temat e larmishme, mënyrat argëtuese të lojës dhe fitoret emocionuese, çdo biletë mban vulën e vet dhe mundësinë për një surprizë të gëzueshme. Aktualisht në ofertë janë 10 lloje biletash, secila me historitë e veta fatlume.
Bileta “Titanium” është zgjedhja e duhur për ata që synojnë të fitojnë një automjet, ndërsa “Dome sladok dome” është ideale për ata që kanë nevojë për një banesë në Shkup. Bileta instant “Urban stil”, me ofertën e motoçikletave elektrike, është pjesë e serisë së çmimeve në produkte që mbështet stilin urban të jetesës dhe mbrojtjen e mjedisit.
Seria e biletave me çmime në para përfshin gjithsej shtatë bileta, ndër të cilat “Mega Milioner” ofron çmimet më të mëdha – 10.000.000 denarë, tetë fitime prej 1.000.000 denarësh dhe shumë shpërblime të tjera të mëdha. Një nga më të preferuarat, “Maksi zlatna ripka”, e njohur për mënyrën e zbulimit të fitimeve, sjell çmime prej 1.000.000 denarësh, ndërsa “Zlatna treska”, me tre lojëra në një biletë, i tërheq lojtarët me dizajnin e saj mbresëlënës dhe një varg fitimesh, përfshirë 5 çmime prej 585.000 denarësh.
Në këtë seri janë edhe bileta “Fruti”, e gëzueshme dhe plot ngjyra, me çmime prej 400.000 denarësh; e po ashtu “Dijamant”, elegante dhe vezulluese, në të cilën kërkimi pas simboleve të unazës dhe diamantit mund të sjellë njërën nga 10 fitimet prej 300.000 denarësh. Një hit i vërtetë për adhuruesit e astrologjisë është bileta “Horoskop”, që kombinon numerologjinë dhe astrologjinë duke sjellë lojë argëtuese me simbole dhe numra, si dhe fitime të shumta në para, mes tyre 5 shpërblime prej 500.000 denarësh.
Listën e familjes së lotarisë së menjëhershme e mbyll bileta “Kalinka”, që mban simbolin tradicional të fatit familjar dhe begatisë, tashmë e njohur edhe si simbol i Lotarisë Shtetërore. Kjo biletë me 7 çmime prej 700.000 denarësh është e dashur dhe argëtuese, e njohur për simbolikën e saj të bukur dhe pamjen tërheqëse.
Thuhet se një kokërr shege ka rreth 365 fara – një për çdo ditë të vitit. Ashtu edhe familja e biletave instant ka pafund “fitime të menjëhershme” që çdo ditë u sjellin gëzim shumë adhuruesve të lojërave të fatit, të cilët janë mbi 18 vjeç.
Lojërat argëtuese, dizajnet mbresëlënëse dhe fitimet e shumta i motivojnë lojtarët të vazhdojnë të ndjekin fatin e tyre me pjesëtarët e familjes së madhe të lotarisë së menjëhershme të Lotarisë Shtetërore, me sloganin FATI NË GISHTAT TUAJ, ndërsa simboli i lotarisë së menjëhershme është një kokërr shege e hapur me farat e dukshme të fatit.
Lotaria e menjëhershme me të vërtetë e sjell fatin në çdo cep të vendit tonë.
Prandaj, fati është vërtet kudo me Lotarinë Shtetërore.







