Komandanti i KFOR-it takon ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut

featured
Press Online
05 Nëntor 2025, 20:53

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua sot  me ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski, dhe Shefin e Mbrojtjes, gjeneralmajor Sashko Lafchiski, në Shkup.

Sipas njoftimit nga KFOR-i, gjatë takimit, palët diskutuan mbi rolin e vazhdueshëm dhe të rëndësishëm të KFOR-it në mbështetje të sigurisë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.

“Gjeneralmajor Ulutash theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe vlerësoi profesionalizmin e personelit të Maqedonisë së Veriut që shërben në kuadër të misionit të KFOR-it”, thuhet në njoftim .

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.