Një i lënduar nga aksidenti mes trenit e veturës në Prishtinë

featured
Press Online
31 Tetor 2025, 18:58

Një aksident mes një veture dhe një treni ka ndodhur këtë të premte tek “Përroi i njelmët” në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti një person është lënduar i cili ka pranuar edhe trajtim mjekësor, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Prishtinë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime te “Përroi i njelmët” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter