Një temë u ngrit gjatë paraqitjes së Kim Kardashian në podcast-in “Call Her Daddy”, ku prezantuesja Alex Cooper e pyeti se sa shpenzon për bukurinë çdo vit. Kardashian pranoi se shuma është “shumë”, por nuk ishte e sigurt saktësisht se sa. Kur u pyet nëse ishte një shumë gjashtëshifrore apo shtatëshifrore, ajo tha se nuk ishte e sigurt. “Në fakt duhet ta di këtë… mund të jetë një milion dollarë”, spekuloi ajo. Pranoi se nuk mendon shumë për çmimet në përgjithësi. “Dua të them, nuk kam idenë se sa kushtojnë, le të themi, gjërat e thjeshta. Do të doja të dija pak më shumë se sa kushton, le të themi, një kuti qumështi”.-tha Kim.
Pasuria neto e Kim Kardashian vlerësohet në rreth 1.7 miliardë dollarë. Ylli televiziv u bë miliardere në vitin 2021, falë transformimit të karrierës në media dhe modë në një perandori serioze biznesi. Shkaktari kryesor i pasurisë së saj është SKIMS. Më parë, zotëronte KKW Beauty, një kompani kozmetike dhe shitja e aksioneve të saj dhe të ardhurat nga marka kontribuan në pasurinë e saj.
Kim Kardashian ka folur së fundmi me sinqeritet për jetën e saj pas ndarjes nga Kanye West, gjatë një interviste në podcastin “Call Her Daddy”. Ylli i reality show-t rrëfeu sfidat si nënë beqare dhe keqkuptimet publike që lidhen me marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin dhe fëmijët e tyre; North (12 vjeç), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6). Ajo theksoi se gjithmonë është përpjekur të ruajë një imazh pozitiv për babain e fëmijëve të saj, pavarësisht polemikave.
Kam zgjedhur të mos reagoj ndaj akuzave dhe gjithmonë them gjëra të mira për të para fëmijëve.
Ndërkaq, Kardashian po jeton e rrethuar nga siguri maksimale pasi një perdon shumë i afërt mr të ka tentuar ta vrasë. Lajmi u bë publik në trailer-in e sezonit të shtatë të “The Kardashians”, ku vetë Kim rrëfen se mori një telefonatë nga hetuesit e saj privatë, të cilët e njoftuan për këtë. Pas ngjarjes, sipas “Radar”, Kim ka forcuar ndjeshëm masat e mbrojtjes, ajo ruhet 24 orë në ditë nga roje të armatosura që ndodhen në shtëpi, në makinat e saj dhe pranë shkollës së fëmijëve.




