Dy shtetas të RMV-së janë arrestuar me para të padeklaruara në aeroportin e Tiranës

featured
Press Online
09 Tetor 2025, 10:40

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Tiranë, te të cilët janë gjetur euro dhe denarë, të cilat nuk i kanë deklaruar.

Nga shtetasit e Maqedonisë, të cilët do të udhëtonin në Norvegji, u zbuluan dhe sekuestruan 22.805 euro dhe 2.600 denarë.

Sipas njoftimit të policisë tek personi A.J. (33) u gjetën 11.800 euro dhe 2.600 denarë, ndërsa tek B.I. (43) 11.005 euro, të cilat nuk i kanë deklaruar.

Materialet procedurale janë dorëzuar nga Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter