Një tjetër shtyllë e rëndësishme e programit të Limanit është mbështetja për gratë dhe vajzat që duan të hapin bizneset e tyre.
"Kjo është një pikë shumë e rëndësishme, sepse përfshin gratë. Ende trashëgojmë mentalitet patriarkal dhe të drejtat e nënave, motrave apo grave tona janë më të pakta, vetëm sepse ato janë gra. Kjo është një anomali e pajustifikueshme shoqërore. Çdo vit, prej vajzave dhe grave që do të aplikojnë, 30 të parat do t'i mbështesim me 60 mijë denarë në iniciativat e tyre të biznesit. Do të jemi të lumtur që të përkrahim pjesën më të zgjuar dhe më të ndjeshme të shoqërisë sonë", theksoi Limani.
Ky vendim, sipas tij, synon të thyejë barrierat tradicionale dhe të sigurojë përfshirje të barabartë të grave në zhvillimin ekonomik të qytetit.




