Taravari: ASh do t’i fitojë katër komuna që në raundin e parë

featured
Press Online
12 Shtator 2025, 22:14

Në mbledhjen e Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët (ASH), kryetari i partisë, Arben Taravari, konfirmoi se është arritur marrëveshja për koalicionim me Aleancën Kombëtare për Integrim (AKI).

“E konfirmuam koalicionimin me Aleancën Kombëtare për Integrim”, deklaroi Taravari, duke theksuar se kjo marrëveshje do të rrisë fuqinë elektorale të dy subjekteve në zgjedhjet lokale të 19 tetorit 2025.

Taravari u shpreh optimist për rezultatin, duke theksuar se katër komuna pritet të fitohen nga ASH që në raundin e parë të garës.

“Unë besoj se prej shtatë komunave që synojmë si koalicion AKI, katër prej tyre do t’i fitojë Aleanca për Shqiptarët që në raundin e parë”, tha ai.

Ai njoftoi gjithashtu se partia ka miratuar listat e kandidatëve për këshilltarë komunalë, duke shtuar se janë përzgjedhur figura me cilësi.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm për strategjinë elektorale të ASH-së dhe AKI-së, të cilat synojnë të forcojnë pozitat në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter