Gazetari dhe analisti politik, Destan Jonuzi, ka reaguar pas sulmit ndaj makinës së gazetarit Naser Selmani, duke e quajtur këtë akt të turpshëm dhe të papranueshëm.
“Është për të ardhur keq që ende sot, dikush mendon se mund të heshtë një gazetar me metoda primitive si shpimi i gomave! Këto janë veprime të turpshme, që meritojnë dënim moral dhe ligjor”, ka shkruar Jonuzi.
Ai i shprehu mbështetje të plotë Selmanit, duke e cilësuar atë si një zë të palëkundur të gazetarisë së lirë, që ka qëndruar i fortë edhe gjatë periudhës së regjimit të Gruevskit.



