Vedat Memedalija: Si hajnat në terr, i shpuan gomat gazetarit Naser Selmani – Mbështetje pa rezervë për të

featured
Press Online
03 Shtator 2025, 18:56

Kryeredaktori i gazetës Koha, Vedat Memedalija, ka reaguar ashpër ndaj sulmit mbi veturën e gazetarit Naser Selmani, gjatë natës.

“Çfarë ‘lahperi/a’ duhet me qenë që, si hajnat në terr, me ia shpu gomat veturës së një gazetari! Mbështetje pa rezervë për Naserin. Naseri është asht i fortë, ti thyen dhëmbët! I tillë ka qenë edhe në kohën e Gruevskit si kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë!”, ka shkruar Memedalija.

Ai shtoi se Selmani gjithmonë ka qenë i zëshëm dhe i guximshëm përballë pushteteve dhe se as kërcënimet e tilla nuk do të arrijnë ta ndalin zërin e tij kritik.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter