Sekuestrohen cigare me vlerë 9 milionë denarë në Bogorodicë, ndalohet një shtetas serb

featured
Press Online
28 Korrik 2026, 11:13

Në një aksion të doganierëve në pikën kufitare Bogorodicë, gjatë kontrollit të një automjeti transportues me vlerë nëntë milionë denarë, u zbuluan dhe u sekuestruan pesë mijë kuti cigare me vlerë nëntë milionë denarë, njoftojnë nga Doganat e Maqedonisë.
Nga atje thonë se shoferi i kamionit, një shtetas serb, i cili u përpoq të kontrabandonte cigaret, është ndaluar dhe kundër tij është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Gjevgjelisë për kryerjen e veprës penale të kontrabandës.

“Kamioni i deklaruar për tranzit nga Greqia në Serbi, sipas dokumentacionit të bashkangjitur, po transportonte materiale ndërtim, lesh guri. Gjatë kontrollit të detajuar, doganierët zbuluan 100 kuti të pashënuara me nga 50 kuti cigare secila, pra gjithsej 5,000 kuti cigare pa pulla akcize, të cilat nuk ishin deklaruar, në paletat me mallrat e deklaruara.

Me këtë aksion, Drejtoria Doganore konfirmon angazhimin e saj për të shtypur tregtinë e paligjshme të cigareve dhe për të parandaluar krimin ndërkufitar në shkallë ndërkombëtare”, njoftojnë nga Doganat e Maqedonisë.

May be an image of text

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter