Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillohen seanca të gjashtë komisioneve parlamentare, ku në rend dite janë një sërë propozim ligjesh dhe vendimesh me rëndësi, përcjell PressOnline.al.
Komisioni për Çështje Evropiane do të shqyrtojë në lexim të parë: Projektligjin për qasjen në faqet zyrtare të internetit dhe aplikacionet mobile të institucioneve publike, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për efikasitet energjetik dhe Projektligjin për kontrollin e emetimeve industriale.
Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike do të ketë në rend dite disa projektligje, mes tyre: ndryshimet në Ligjin për efikasitet energjetik, Ligjin për pagesën e pagave, Ligjin për kooperativat, Ligjin për sistemin një-sportelësh dhe regjistrin tregtar, Ligjin për ndërmarrjet publike dhe Ligjin për odat ekonomike, të gjitha në lexim të parë.
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri do të diskutojë Projekt-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së RMV-së në operacionin ndërkombëtar të BE-së “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë (në lexim të dytë), si dhe ndryshimet në Ligjin për të huajt dhe Ligjin për sigurinë e komunikacionit rrugor, në lexim të parë.
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive ka vetëm një pikë në rend dite – ndryshimet në Ligjin për kundërvajtjet, në lexim të parë.
Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor do të shqyrtojë dy projektligje: për qasjen në faqet zyrtare dhe aplikacionet mobile të institucioneve publike dhe për kontrollin e emetimeve industriale, në lexim të parë.
Komisioni Ligjvënës-Juridik do të diskutojë një agjendë të gjerë me më shumë se dhjetë projektligje dhe vendime, përfshirë: ndryshimet në Ligjin për efikasitet energjetik, për pagesën e pagave, për kooperativat, për regjistrin tregtar, për ndërmarrjet publike, për odat ekonomike, për kundërvajtjet, si dhe projektligjet për qasje në faqet e internetit të institucioneve publike dhe kontrollin e emetimeve industriale, të gjitha në lexim të parë. Po ashtu, ky komision do të shqyrtojë vendimin për pjesëmarrjen e Armatës në operacionin “ALTEA” në Bosnjë dhe ndryshimet në Ligjin për të huajt dhe atë për sigurinë e komunikacionit rrugor. (PressOnline.al)







