Kasami: Dy shkolla të reja në Tetovë, investim për arsim cilësor!

featured
Press Online
27 Gusht 2025, 21:05

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës dhe kandidati i koalicionit VLEN për një mandat të ri katërvjeçar, Bilall Kasami, ka njoftuar sot për fillimin e ndërtimit të dy shkollave të reja në qytet – Gjimnazi “7 Marsi” dhe Shkolla e Mesme Tekstile, përcjell PressOnline.al

Kasami theksoi se pas shumë vitesh pritjeje, nxënësit e këtyre shkollave do të kenë objekte të reja, moderne dhe funksionale. “Ky projekt është më shumë sesa vetëm ndërtesa të reja. Ai është një investim i drejtpërdrejtë në arsim, dije dhe të ardhme,” u shpreh ai.

Sipas tij, objektet e reja do të ofrojnë kushte të përmirësuara për mësim, laboratorë bashkëkohorë dhe ambiente sportive, duke krijuar një mjedis që motivon dhe mbështet zhvillimin e nxënësve.

Kasami tha gjithashtu se ky hap është dëshmi se arsimi i të rinjve është prioritet për udhëheqjen e komunës.

“Çdo nxënës meriton kushte dinjitoze për të mësuar dhe për t’i realizuar ëndrrat e tij. Investimi në arsim është investimi më i mençur, sepse është investim në të ardhmen e qytetit dhe të gjithë shoqërisë sonë,” shtoi ai.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter