Moti sot në Maqedoninë e Veriut

featured
Press Online
18 Gusht 2025, 08:23

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, më freskët dhe i paqëndrueshëm, me reshje lokale shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima, përcjell PressOnline.al. Në disa vende proceset do të jenë më intensive, me shi të rrëmbyeshëm më të dendur për një kohë të shkurtër (mbi 15 litra për metër katror), si dhe kushte për mot të keq afatshkurtër me erë të fortë dhe shfaqje të izoluar breshëri. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 32 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mot të keq afatshkurtër me erë të fortë dhe shfaqje të izoluar breshëri. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 30 gradë.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPMH) njofton se deri të premten do të mbizotërojë mot kryesisht stabil me rritje graduale të temperaturave ditore. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter