Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e njofton opinionin se, në përputhje me udhëzimet e Qeverisë, si dhe kërkesat e shfrytëzuesve të pyjeve – NP “Pyjet Nacionale” dhe parqet kombëtare që menaxhojnë me zonat e mbrojtura, ka dhënë pëlqim për vendosjen e ndalesës së plotë për lëvizje në pyje dhe në tokë pyjore, përcjell PressOnline.al.
Pëlqimi jepet në përputhje me nenin 57, paragrafi 3 të Ligjit për Pyjet, për shkak të rritjes së rrezikut dhe parandalimit të paraqitjes së zjarreve pyjore në hapësira të hapura.
Ndalesa e plotë për lëvizje në pyje fillon nga 01.07.2026 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2026. Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me miratim me shkrim, të lëshuar nga njësitë rajonale të NP “Pyjet Nacionale” dhe parqet kombëtare, përkatësisht për zonën me të cilën menaxhojnë.
“Për mosrespektimin e kësaj ndalese të plotë për lëvizje në pyje dhe në tokë pyjore, personave fizikë që do të hasen duke lëvizur në pyll dhe tokë pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për Pyjet, do t’u shqiptohet gjobë prej 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë denarësh”, informojnë nga ministria. (PressOnline.al)







