Remzi Mehmedi kujton Adem Demaçin: “Kisha vdekur disa herë për çështjen kombëtare”

featured
Press Online
26 Korrik 2025, 13:16

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët nga krahu i Ziadin Selës, Remzi Mehmedi, ka përkujtuar figurën e njohur të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, përmes një postimi emocional në rrjetet sociale.

Mehmedi ka ndarë një nga thëniet më domethënëse të Demaçit, duke theksuar sakrificën dhe vendosmërinë e tij në përballje me një sistem shtypës.

“A kishe frikë nga vdekja? Unë kisha vdekur disa herë, që ditën kur vendosa t’i përkushtohem çështjes kombëtare në ato kohëra dhe kundër atij sistemi. Kjo ishte njëra nga përgjigjet e ikonës së rezistencës kombëtare ADEM DEMAÇI”, shkruan Mehmedi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter