Gjykata Kushtetuese pranon 71 lëndë të reja në tremujorin e dytë të 2025-ës

featured
Press Online
15 Korrik 2025, 11:09

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka pranuar gjithsej 71 lëndë të reja gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, të cilat janë hapur mbi bazën e iniciativave dhe kërkesave të qytetarëve, njoftojnë nga vetë Gjykata.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara dhe të përcjella nga PressOnline.al, vetëm në muajin prill janë regjistruar 28 lëndë të reja, në maj janë formuar 29, ndërsa në muajin qershor janë hapur 14 lëndë, të gjitha me bazë në parashtresat e dorëzuara nga qytetarët.

“Gjykata Kushtetuese vazhdon të trajtojë në mënyrë të rregullt të gjitha kërkesat që arrijnë nga qytetarët, në përputhje me kompetencat dhe rolin e saj në mbrojtjen e rendit kushtetues,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Për një pasqyrë më të detajuar mbi lëndët sipas muajve, Gjykata ofron qasje përmes lidhjeve specifike në faqen e saj zyrtare për muajt prill, maj dhe qershor.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter