Ndahet nga jeta, prof.Kimete Agai, pjesëmarrëse e Kongresit të Drejtëshkrimit

featured
Press Online
02 Korrik 2025, 15:12

Shkup, 2 korrik-marten pasdite, ka ndërruar jetë profesoresha Kimete Agai, njëra nga pishtaret e arsimit shqip në Maqedoni, e cila ka punuar me dekada si arsimtare në shkollën fillore “Liria” të Shkupit dhe më vonë profesoreshë në Akademinë Pedagogjike dhe një nga pjesëmarrëset e Kongresit të Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe mbajtur në Tiranë në vitin 1972.

Profesersha Kimete Agai u lind më 3 maj 1934 në një familje të vjetër shkupjane, ku arsimi dhe kultura ishin synim dhe përcaktim larpamës për kohën, ndaj dhe në vitet e pasluftës nuk do të kishte dilema për ta lejuar shkollimin e vajzës së tyre. Ajo do të jetë ndër nxënësit e gjeneratave të para të Normales, e më vonë do të vazhdojë edhe Fakultetin e Albanlogjisë, për të magjistruar vite më pas te mentori dr. Rexhep Qosja.

Prof.Kimete Agai, përveç punës shumëvjeçare si arsimtare e gjuhës shqipe dhe si profesoreshë në Akademinë Pedagogjike,  paralelisht është marrë edhe me veprimtari krijuese në bashkëpunim me të bashkëshortin e saj, prof.AdnanAgain(1930-2022), si autorë të librave shkollorë dhe fjalorëve të rëndësishëm. Kështu, çifti bashkëshorto dhe intelektual Kimetedhe Adnan Agai janë autorë “Libri i leximit për kl. V”(1971), i ribotuar pesë herë), Fjalori Shqip-Maqedonish(1996) dheFjalorit Maqedonisht-Shqip(1999), si dhe bashkëpunëtor në skenarin për filmin televiziv, “Lojë e shkronjave”. Po kështu, ka përkthyer edhe disa vepra të autorëve të huaj në gjuhën shqipe.

Çifti Kimete dhe Adnan Agai me shumë arritje dhe kontribute në fushën e arsimit dhe kultures, do të ndajnë edhe fatin e hidhur të persekutuarve politikë në fillim të viteve 80-të. Pas diferencimit dhe suspendimit nga puna të prof.AdnanAgait me akuza të sajuara, radha i vjen edhe profesoreshës Kimete, të cilën nga niveli i ligjërueses do ta degradojnë në një administratore të thjeshtë, që do ta detyrojnë atë dhe familjen e saj ta braktisin Shkupin dhe të shkojnë në Prishtinë, ku një kohë do të punojë si lektore në Teatrin Krahinor të atëhershëm.

Me gjithë këto vuajtje nëpër të cilat ka kaluar, profesorët Kimete dhe Adnan Agai, qëndruan stoikisht para sprovave dhepas rënies së komunizmit do të përjetojnë rehabilitim të plotë me kthimin e tyre në Shkup. Kështu, për kontributin  e tyre do të marrin mirënjohjet më të larta shoqërore: Ministria e Arsimit u ndan mirënjohje për kontributin e veçantë në afirmimin e arsimit në gjuhën shqipe në R.e Maqedonisë(2006), Qyteti i Shkupit i ndan çmimin 13 Nëntori(2016),  kurse në vitin 2018, për 7 Marsin-Ditën e Arsimit Shqip, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferiçiftit bashkëshortor Kimete dhe Adnan Agai u ndan Mirënjohje për kontribut në fushën e arsimit dhe edukimit, ndërkaq po për kontributin shumëvjeçar në fushën e arsimit, do të marrë çmimet “22 Nëntori” dhe “Shën Klimenti”.

Varrimi i profosoreshës Kimete Agai, bëhet sot pasdite në Varrezat e Butelit në Shkup.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter