“Me kryeministrin që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit” – Arben Taravari pas takimit me Edi Ramën

featured
Press Online
01 Korrik 2025, 15:06

“Me kryeministrin që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit,” ka shkruar lideri i Aleancës për Shqiptarët në rrjetin social Facebook, pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor. Ky samit ka për qëllim diskutimin e Planit të Rritjes dhe perspektivës evropiane për rajonin, me pjesëmarrjen e liderëve nga vendet e Ballkanit dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian.

Takimi në Shkup thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter