Publikohet videoja e vrasjes së Martin Canit

featured
Press Online
15 Qershor 2025, 03:45

Një video është publikuar të martën e cila tregon gjithë dinamikën e ngjarjes së datës 18 nëntor të vitit të kaluar, kur u vra 14-vjeçari Martin Cani.

Videon e rastit e ka publikuar gazetari i Top Story, Eraldo Harlicaj.

Në video duket që Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Canit mban në dorë një thikë.

“Mario ende nuk ka dëshmuar. Ditën e mërkurë është seanca e radhës, ku është thirrur përpara gjykatës personi i rritur që ka goditur Martinin ditën e premte me shpullë”, ka shkruar Harlicaj në postimin ku ka bashkangjitur videon e ngjarjes.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter