Shqipëria bën një hap tjetër drejt Bashkimit Evropian

featured

Shqipëria ka marrë një tjetër dritë jeshile në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se të mërkurën është hapur një kapitull i ri i negociatave – konkretisht Grupkapitulli 4, që përfshin Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qëndrueshme.

Sipas Ramës, ky vendim i vendeve anëtare të BE-së është një vlerësim për përgatitjet dhe progresin që ka bërë Shqipëria në këtë drejtim.

“Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane”, ka shkruar ai.

Ai theksoi se kapitujt që përfshihen në këtë grup janë:

Politikat e transportit (Kapitulli 14)

Energjia (Kapitulli 15)

Rrjetet trans-evropiane (Kapitulli 21)

Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27)

“Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030 – një vend krenar i Bashkimit Evropian”, shtoi Rama.

Shqipëria hapi kapitullin e parë të negociatave në tetor të vitit 2024. Vendi kishte aplikuar për anëtarësim në vitin 2009 dhe mori statusin e kandidatit në vitin 2014.

Për të përfunduar procesin e anëtarësimit, Shqipëria duhet të hapë dhe mbyllë 33 kapituj negociatash, ku për secilin nevojitet miratimi i të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Shqipëria bën një hap tjetër drejt Bashkimit Evropian
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *