ZKA përfundon 145 auditime, Halilaj: 9 ministri dhe 32 komuna morën opinione jo të mira

featured
Press Online
26 Qershor 2026, 23:48

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Bezad Halilaj, ka bërë të ditur se institucioni ka përfunduar të gjitha auditimet e planifikuara për periudhën 2025/2026, duke mbuluar të gjitha institucionet që menaxhojnë dhe shpenzojnë paranë publike.

Halilaj, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, bëri të ditur se rezultatet e auditimeve kanë evidentuar një numër të konsiderueshëm institucionesh që kanë marrë opinione jo të favorshme për pasqyrat financiare.

Ai bëri të ditur se 9 ministi dhe 33 komuna kanë marrë opinione jo të mira.

“Janë 145 auditime të cilat ishin planifikuar për vitit 2025/2026, në kuadër të kësaj kanë qenë të parapara të gjitha auditimet apo institucionet që shpenzojnë paranë publike. Sot kemi përfunduar këto auditime në afatin e paraparë dhe njëkohësisht kemi publikuara 8 auditime të përformancës gjatë kësaj periudhe. Janë mbuluar të gjitha institucionet duke filluar prej ministrive, komunave e institucioneve të pavarura dhe ndërmarrjeve publike. Ajo që ne kemi identifikuar dhe e përmbledhim rezultatin e secilit autidim të pasqyrave financiare ne Zyra kombëtare e Auditimit kemi një numër prej 55 opinioneve që në këtë rast nuk kanë dalë të mira ndërkohë këtu hyjnë 9 ministri, 33 komuna dhe 8 institucione të pavarura”, u shpreh Halilaj.

https://www.youtube.com/watch?v=K9t-7moI1IM

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter